Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën i riu, po drejtonte furgonin e mallrave që doli nga rruga
03/08/2026 19:22
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Ksamil.
Sipas informacioneve paraprake, Antonio Mateli, rreth 20 vjeç, banues në Ksamil, po drejtonte një furgon mallrash, kur për rrethana ende të paqarta mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, i riu ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht ka humbur jetën gjatë rrugës.
Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në daljen e furgonit nga rruga. Policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel