“Përvëlohet” nga temperaturat e larta Vlora, zjarrfikësit e qytetit freskojnë rrugët dhe qytetarët me ujë

03/08/2026 18:23

Temperaturat e larta që kanë arritur deri në 41 gradë Celsius në Vlorë kanë bërë që Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Vlorë të dalë në terren për të ndihmuar në lehtësimin e vapës.

Mesditën e kësaj të hëne, automjeti zjarrfikës ka zhvilluar një aksion në zonën e Skelës, ku për disa minuta ka spërkatur ujë në ajër, duke krijuar një freski të përkohshme për qytetarët dhe pushuesit që ndodheshin në këtë zonë.

Veprimi u prit pozitivisht nga qytetarët, të cilët po përballen me temperaturat ekstreme që kanë përfshirë qytetin gjatë këtyre ditëve të para të gushtit.

Top Channel