Video/ Shpërthim i fuqishëm pranë një kafeneje në qendër të Moskës, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

01/08/2026 21:08

Tre persona humbën jetën dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një kafeneje në qendër të Moskës, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar burime zyrtare.

Shpërthimi ndodhi pranë një kafeneje në sheshin Kudrinskaya, duke shkaktuar panik në zonë. Menjëherë pas incidentit, vendngjarja u rrethua nga forca të shumta të Ministrisë së Brendshme dhe ekipet e emergjencës, të cilat ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Ministria ruse e Shëndetësisë konfirmoi se të gjithë të lënduarit janë transportuar në spital, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, disa media dhe blogerë rusë raportojnë se në një restorant luksoz pranë vendit të ngjarjes po festonte ditëlindjen Alexander Chaiko, komandanti i përgjithshëm i Forcave Hapësinore Ruse. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për praninë e tij apo për ndonjë lidhje me shpërthimin.

Top Channel