Mbyllet me marshim tubimi kombëtar para Kryeministrisë, protestë nesër në Shkodër kundër ngritjes së Konsullatës serbe

01/08/2026 21:40

Kërkesa e protestës kombëtare në Tiranë ishte e njëjta, si 62 ditët e mëparshme, dorëheqje e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.

Në shesh u bashkuan edhe shqiptarë të diasporës, por fokusi ishte sërish reforma territoriale.

Mesazhe nga bulevardi kundër klasës politike u dhanë dhe nga diaspora, ndërsa njoftuan se nesër do të mbahet një protestë në Shkodër kundër ngritjes së konsullatës serbe në qytet.

Protesta kombëtare u mbyll si çdo natë tjetër, me marshimin në rrugët e kryeqytetit dhe thirrjet për t’u bashkuar sërish në shesh.

Top Channel