Kongresisti amerikan i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës: Shkëputu edhe nga Rusia, Kina e Irani Ka nisur Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku pritet të përcaktohet fati i tij Lumir Abdixhikut si drejtues i partisë.
Armend Zemaj, deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe nismëtar i shkarkimit të Lumir Abdixhikut pret që nisma të ketë sukses.
Kryetari i degës së Lipjanit, Imri Ahmeti që ishte ndër të parët që kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut pas zgjedhjeve të 7 qershorit, vazhdon të mbajë qëndrimin e njëjtë e pret që delegatët të mbështesin nismën e tyre për ndryshime në udhëheqësinë e LDK-së.
Hykmete Bajrami, deputete e zgjedhur e LDK-së, që përflitet se mund të jetë kandidatë për kryetare të LDK-së në rast se shkarkohet Abdixhiku, nuk ka komentuar nëse do jetë kryetare ose se ç’ka pret nga Kuvendi i sotëm.
Nis punimet Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në rend dite ka vetëm një pikë, shkarkimin ose jo të kryetarit të saj, Lumir Abdixhikut.
Abdixhiku po ashtu ka mbajtur fjalën e tij në nisje të Kuvendit, duke theksuar se 30 korriku do të mbetet në histori.
“Sot do të ju flas hapur, jo vetëm si kryetar, por si njëri prej jush. Sot jemi mbledhur në kuvendin e jashtëzakonshëm, të dytin këtë vit e të katërtin prej marrjes së detyrës. Këtë kuvend nuk e kam thirrur, më është thirrur. Si kryetar i LDK-së e kam detyrim ta konsideroj dhe ta mbajmë pa asnjë vonesë. Në historinë tonë të madhe partiake, kuvendet janë parë si festë. I kemi quajtur festë, i kemi trajtuar si festë të gjitha proceset. Sot më duhet të them me keqardhje që këtë Kuvend nuk e shoh si festë. Për herë të parë në historinë tonë 37-vjeçare po mblidhem jo për të zgjedhur por për të rrëzuar. 30 korriku do të mbetet në histori se rrëzimi i kryetarit të partisë tentohet. Nga ky kuvend nuk del LDK-ja më e bashkuar”, tha ai.
Top Channel