LIVE/ Tragjedi në Postribë të Shkodrës, nëna 24-vjeçare humb jetën bashkë me dy fëmijët pas shkrumbimit të banesës së tyre

29/07/2026 16:23

Një banesë u shkrumbua nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Domen të Postribës në Shkodër.

Sipas njoftimin të Policisë janë gjetur tre trupa të pajetë. Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se brenda banesës ndodhej nëna me dy fëmijët, përkatësisht 1 dhe 3 vjeç.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet banesa e shkrumbuar.

 

Thellohet tragjedia në Shkodër, gjendet një trup i dytë i pajetë. Brenda ndodheshin nëna me dy fëmijët

 

Top Channel