“Kjo nuk ishte mbrëmja ime”, Prenga flet pas humbjes ndaj Joshuas: Mendova se mund ta hidhja në raundin e dytë, por nuk ndodhi, u kërkoj falje gjithë shqiptarëve

26/07/2026 10:42

Kristian Prenga u mposht me nokaut në raundin e dytë nga Anthony Joshua në duelin e zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite.

Boksieri nga Mirdita zhvilloi një raund të parë të shkëlqyer, duke e vënë në vështirësi ish-kampionin e botës, por Joshua reagoi në raundin e dytë dhe mbylli sfidën me nokaut.

Pas përballjes, Prenga vlerësoi kundërshtarin dhe pranoi humbjen, duke theksuar se beson te rikthimi i tij.

“Urime për të. Kjo nuk ishte mbrëmja ime. Ishte plani i Zotit që ai të fitonte. Unë i bindem Zotit. Çfarëdo që Ai thotë, unë jam mirë. Mendova se mund ta bëja të njëjtën gjë edhe në raundin tjetër, por kjo nuk ndodhi.

Kisha vetëm 10% të tifozëve këtu, sepse ata nuk kanë ardhur për shkak të luftës. Por nëse do të ishte në Europë, ju premtoj se do të ishte 90% më shumë.

Ajo që mund të them është: më falni të gjithëve. Nuk ju bëra krenarë këtë herë, por herën tjetër do ta bëj”, deklaroi Kristian Prenga.

Top Channel