“Trump 2028″/ Darka e Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan habit me deklaratën: Fitova tri herë, tani do ta bëj përsëri
Lil Wayne do të nderohet me një yll në Hollywood Walk of Fame në vitin 2027, një vlerësim i rëndësishëm për karrierën e tij të gjatë në muzikë.
Emri i reperit amerikan është përfshirë në listën e figurave që do të marrin këtë nderim, së bashku me emra të tjerë të njohur nga bota e kinemasë dhe muzikës, mes tyre Pedro Pascal, Kiki Palmer, Carole G, Elle Fanning, Dakota Fanning, Idris Elba, Lisa Kudrow, Kate Hudson, Delroy Lindo, Adam Scott dhe Sam Rockwell.
Lajmi duket se e ka surprizuar edhe vetë Lil Wayne, i cili reagoi në rrjetet sociale duke shprehur habinë dhe emocionin e tij për këtë arritje.
The Hollywood Walk of Fame Class of 2027 includes:
• Pedro Pascal
• Keke Palmer
• Karol G
• Elle Fanning & Dakota Fanning
• Idris Elba
• Lisa Kudrow
• Lil Wayne
• Kate Hudson
• Lisa Kudrow
• Delroy Lindo
• Adam Scott
• Sam Rockwell pic.twitter.com/M3m9AITRCu— Variety (@Variety) July 23, 2026
Në një postim në platformën X, reperi tregoi se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për një shaka nga vëllai i tij.
“Vëllai im Fabian më tha se jam konfirmuar për të pasur yllin tim në Walk of Fame. Mendova se po tallej me mua siç bëjnë vëllezërit. Por pastaj kuptova se ishte e vërtetë. Çfarë po thua, vëlla? Është seriozisht?”, shkroi Lil Wayne.
Ky vlerësim vjen pas më shumë se dy dekadash karrierë për artistin, i cili konsiderohet një nga figurat më me ndikim në hip-hopin amerikan. Me miliona albume të shitura, hite ndër vite dhe ndikim të madh te brezat e rinj të reperëve, Lil Wayne ka lënë një gjurmë të rëndësishme në industrinë muzikore.
Ceremonia e vendosjes së yllit pritet të zhvillohet në vitin 2027 në Hollywood, duke e bërë reperin pjesë të një prej simboleve më të njohura të kulturës së argëtimit në botë.
Top Channel