I mbyllur në makinën e tij vijon të rezistojë, autori i krimit në Roskovec nuk bindet nga RENEA, pozicionohen në terren snajperistët
24/07/2026 14:23
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minuta më parë, por pa rezultat.
Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni raporton se ai vijon të qëndrojë i vetëm brenda automjetit të tij prej më shumë se tre orësh, duke refuzuar çdo thirrje të policisë.
Forcat e rendit kanë tentuar disa herë ta bindin të vetëdorëzohet, ndërsa në terren janë pozicionuar edhe snajperët e forcave speciale RENEA, të gatshëm për të ndërhyrë nëse situata përshkallëzohet.
Operacioni vijon dhe zona mbetet e rrethuar nga forca të shumta policore.
Top Channel