Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe masa ajrore të nxehta, parashikimi i motit për këtë të diel
19/07/2026 08:02
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në zonën e lindjes-juglindjes kryesisht në male.
Era parashikohet të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Top Channel