Dita e 50-të para Kryeministrisë/ Protestuesit paralajmërojnë tubim para Kuvendit: Do të jetë paqësore dhe pa vezë
19/07/2026 20:50
U mbajt sot në kryeqytet dita e 50-të e protestës.
Kërkesa kryesore e protestuesve ishte e njëjtë, dorëheqja e kryeministrit Rama.
Ata lexuan në sheshin para Kryeministrisë 5 kërkesat e tyre të cilat i kanë bërë të ditura prej kohësh, ndërsa njoftuan edhe 2 protestat e ardhshme që do t’i mbajnë ditën e nesërmen dhe ditën e enjte para Kuvendit.
Protestuesit njoftuan se tubimi i ditës së nesërme do të nisë herët në mëngjes dhe sipas tyre do jetë një protestë paqësore pa vezë drejt deputetëve.
Top Channel