Izolohet zjarri në Qafë Thanë, dyshohet se nisi nga djegia e gomave, nis puna për identifikim e autorëve

20/07/2026 13:38

Është izoluar zjarri i rënë pak më parë në zonën e Qafë Thanës.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga djegia e disa gomave në zonë, ndërsa më pas flakët janë përhapur në një sipërfaqe me bimësi.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e vatrës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Aktualisht po punohet për identifikimin e personave që dyshohet se shkaktuan zjarrin.

Top Channel