I kërkuar nga autoritetet shqiptare për krime financiare/ Kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian 32-vjeçar, pritet ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë Në gjyqin për dosjen “Partizani”, ish-presidenti Bamir Topi ka dhënë sqarime për procedurën e nxjerrjes së pronës së ish-kompleksit sportiv “Partizani” nga plani i përhapjes dhe rolin e institucionit të Presidentit në këtë proces.
Në një prononcim për mediat, Topi deklaroi se prona doli nga plani i përhapjes në gusht të vitit 2007 dhe se pas këtij vendimi ajo nuk ishte më në administrimin e ushtrisë.
Sipas tij, pas daljes nga administrimi ushtarak, kompleksi kaloi në administrimin e strukturave shtetërore dhe hyri në një proces privatizimi, për të cilin Presidenti nuk kishte kompetencë vendimmarrëse. “Nuk mund të jap opinion personal për një çështje që është ende në gjykim”, u shpreh Topi.
Ish-presidenti theksoi se plani i përhapjes përgatitej nga Shtabi i Përgjithshëm dhe institucionet përgjegjëse, ndërsa Presidenti kishte rolin e firmosjes së aktit pasi procedurat ishin përfunduar. “Presidenti firmoste aktin, por nuk merrte pjesë në përgatitjen e planit”, deklaroi Topi, duke shtuar se kompetencat e kreut të shtetit përcaktoheshin nga Kushtetuta dhe ligji.
Sipas tij, çështja e pronës kishte dimension politik, ushtarak dhe teknik, ndërsa Presidenca kishte dëgjuar shqetësimet e paraqitura, por nuk kishte kompetencë mbi administrimin apo privatizimin e pronës.
Top Channel