“Dorëzoni telefonat, do të hulumtojmë”/ FBI operacion blic në Shtëpinë e Bardhë, nisin hetim për rrjedhjen e informacionit Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së është shoqëruar me debate.
Anëtarja e Këshillit Kombëtar Ilirjana Kuçana është përplasur me liderin demokrat Sali Berisha pak momente pas ai prezantoi listat e kandidatëve për disa poste në parti.
Pjesë nga debati:
Ilirjana Kuçana: Të lutem, kam një kërkesë që e kam depozituar 24 orë para. Të lutem, zbatoje statutin. Mos e nis detyrën… Të lutem, lexoje.
Sali Berisha: Një minutë.
Kuçana: Jo, doktor.
Berisha: Të flas unë, të jap përgjigjen. Paraqitja e rezolutës ka rregullin e vet. Do kesh të drejtë, por sipas rregullit, lexoje statutin. Do kesh të drejtë.
Kuçana: Doktor, statutin e keni shkelur në momentin kur…
Berisha: Ilirjana, edhe një herë, një minutë, mor zotëri. Të lutem, a mund të të kthej përgjigje apo jo? Ke komunikuar me mua sot. Të kam kthyer përgjigje dhe të kam thënë: ndiq statutin.
Pas këtij debati, PD ndërpreu sinjalin për median gjatë mbledhjes së këshillit Kombëtar.
Top Channel