“Ndrysho gjuhën, mos më fol si kryetar partie”, Xhafaj përplaset me Shabanin në Komisionin për Nismat Qytetare. Avokati i Popullit: Ky koment nuk ju nderon

15/07/2026 15:30

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale u regjistrua një përplasje mes kryetarit të komisionit, Fatmir Xhafaj, dhe Avokatit të Popullit, Endrit Shabani.

Debati u nxit nga diskutimet mbi zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, duke u shoqëruar me replika mes dy zyrtarëve.

Shabani: Vetëm 21% e rekomandimeve të Avokatit të Popullit zbatohen. Nëse ju jeni të kënaqur në lidhje me këtë performancë, unë nuk jam.

Xhafaj: Me çfarë jemi të kënaqur ne dhe me çfarë jo… Duhet ta ndryshosh gjuhën, se po më flet këtu sikur je kryetar i partisë, jo Avokat i Popullit.

Shabani: Unë kam ardhur të përfaqësoj institucionin tim, ky koment nuk ju nderon. Nuk jam politikan.

Xhafaj: Ke qenë.

Shabani: Nuk kemi ardhur këtu të tregojmë çfarë kam bërë unë dhe ju në të shkuarën.

Top Channel