Debate në sallë/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset ‘live’ me Berishën: Zbatoni statutin. Lideri i opozitës: Të kam kthyer përgjigje dhe ta thashë që…
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka reaguar për herë të parë pas vendimit për kandidimin për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raporton se Korreshi është shprehur se ka qenë një vendim i ditës së sotme, për numrin 2 të Partisë Demokratike.
Korreshi: Është vendim i ditës së sotme.
Gazetarët: Vendim i juaji?
Korreshi: Nuk më detyron njeri. Na njohin. Lobimi është ajo çka ne përfaqësojmë me njëri tjetrin. Të gjithë e dinë, nëse ka ardhur koha që do ndryshojë, do ndryshojë.
Gazetarët: Çfarë do bënit nëse do ishit numri 2.
Korreshi: Të mbarojë njëherë votimi.
Zgjedhjet e PD duan edhe pak të fillojnë, teksa Top Channel ka mësuar më parë se gara për numrin 2 të Partisë Demokratike do të jetë mes Flamur Nokës dhe Saimir Korreshit.
Siç mëson gazetarja Elda Menga, ndonëse në selinë blu u lakua emri i Blendi Himçit si sfidant i mundshëm i Flamur Nokës për postin e sekretarit të Përgjithshëm, në fletën e votimit rivali i tij do jetë deputeti Saimir Korreshi.
Top Channel