U përplas me Berishën në Këshillin Kombëtar, anëtarja e PD: Të duhet mbështetja e Mulit për të marrë një pozicion në parti, e patolerueshme

15/07/2026 19:28

Anëtarja e PD-së, Ilirjana Kuçana, patoi një përplasje me Berishën gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Jashtë dyerve të selisë, ajo foli për mediat duke thënë që në PD është bërë një problem i madhë, pasi sipas saj, duhet mbështetja nga Flamur Noka për të marrë një pozicion në parti.

“Duhet të marrësh mbështetjen e Mulit për të marrë një pozicion në PD. Kjo është e patolerueshme. ‘Mulizmi’ është një fenomen që duhet luftuar. I ftoj të gjithë demokratët që ta luftojnë këtë fenomen. Duhet të votojmë njerëz që janë të shkëputur nga klanet. Kemi sekretarë që janë larguar dhe kanë shkuar në gjirin e Edi Ramës. Ju ftoj, në ditët në vazhdim do të ketë informacione të tjera.

Në momentin që në forumet e partisë nuk më dëgjohet zëri, unë do të dal ta bëj publike për demokratët. Në momentin që PD nuk do të duhet të dëgjojë anëtarët e Këshillit Kombëtar, ky është një problem shumë i madh. PD duhet të afrohet sa më shumë me protestën.

Më lejoni t’ju them që PD dhe Këshilli Kombëtar duhet të dilte me një rezolutë mbështetëse. Ne jemi PD që funksionon me rezoluta dhe shkresa. Kërkova që të dilte me një rezolutë serioze në mbështetje të protestës”, tha Kuçana.

Top Channel