Hetimet për vjedhjen e tre milionë eurove/ Ndalohen drejtoresha e postës në Durrës, shefja e financës dhe arkëtarja
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Sali Berisha u shpreh se partia po vijon misionin e saj për rotacionin politik.
Në fjalën e tij hapëse, ai u shpreh se PD vjen si një parti e pamposhtur, që ka organizuar mbi 400 protesta në tre vite.
“PD vazhdon me të gjithë potencialin e saj misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe natyrisht rikthimin në pushtet, rotacionin e pushtetit. Kjo verë e nxehtë në temperatura, është edhe më e nxehtë në rrafshin politik. Ndaj le tu shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me diktaturën, me narko-diktaturën,ndër më të egrat dhe të shëmtuarat në Europë dhe në botë.
Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës, është një betejë e kauzës më të drejtë që mund të ketë njërit. Një betejë me njërin nga tre armiqtë më kryesor të tij, me tiraninë. PD vjen në këto momente si një parti e pamposhtur, si një parti që kundër kësaj diktature autoritare zhvilloi në tre vite mbi 400 protesta, zhvilloi me qindra akte-veprime kundër saj. Vjen në këtë moment pasi ajo ia doli të denoncojë me sukses në mbarë botën farsën elektorale”, tha Berisha.
Top Channel