Live Spanjë-Belgjikë/ Ritëm i çmendur, Yamal kërkon të zgjidhë ndeshjen me talentin e tij (Video)

10/07/2026 22:16

Franca po pret. Spanja dhe Belgjika sfidohen sot në një ndeshje mjaft të fortë, që mund të thuhet se është testi më i madh që janë përballur të dyja skuadrat deri në këtë fazë të Botërorit.

Iberikët janë padyshim favoritët e kësaj sfide dhe kërkojnë të shkojnë në gjysmëfinale. Në këtë fazë të parë të kompeticionit ata nuk kanë arritur në asnjë moment të tregojnë atë që pamë në Europian, por fakti është se performanca ka ardhur në rritje.

Nga ana tjetër, Belgjika vjen pas një fitoreje bindëse dhe imponuese ndaj SHBA-ve dhe do të tentojë të mos e ulë nivelin. Mungesa e madhe te Spanja vijon të jetë Nico Williams, i cili mund të marrë disa minuta në pjesën e dytë.

Surpriza tjetër e madhe është Pedri, që e nis nga stoli për t’i lënë vendin Fabian Ruiz. Në ndeshjen  e fundit mesfushori i katalanasve nuk dhuroi një paraqitje në nivelin e tij të zakonshëm. Sakaq, Belgjika ka përzgjedhur të zakonshmit, teksa Lukaku e nis sërish nga stoli.

Lajmi i keq pë Garcian erdhi në minutat para ndeshjes, kur u desh të nxirrte Tielemans nga formacioni për shkak dëmtimi. Vendin e tij e zuri Vaneken.

REZULTATI LIVE

Spanjë-Belgjikë 1-1
Ruiz 30’/ De Ketelaere 41′

NGJARJET KRYESORE

71’ Thibaut Courtois shfaq probleme muskulore dhe i duhet të zëvendësohet. Teksa lë fushën në lot, vendin e tij e zë Lammens.

62’ Yamal arrin të japë një pasim të saktë për Porron, që gjuan në pozicion të prirët, por gjen sërish Courtois.

61’ Yamal tenton me një kthesë të fortë nga e majta, Courtois arrin të zgjatet dhe të evitojë golin.

54’ Tregohet e rrezikshme Belgjika me një goditje të fortë në zonë, por pak centimetra i mohojnë golin Vaneken.

46′ Nis fraksioni i dytë, kjo betejë kërkon një fitues. 

45+5′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-1.

41’ Goool Belgjika 1-1/ De Ketelaere shërbehet mirë nga Castagne dhe me kokë tregohet shumë i saktë për të shënuar golin e barazimit. (Video)

40’ Yamal bën dy driblime spektakolare dhe më pas tenton goditjen në shtyllën e parë, por topi gjen vetëm rrjetën e jashtme.

36’ Për të kuptuar sesa e paparashikueshme është loja e Spanjës mjafton të themi se gjyqtari Oliver në një moment u përplas me Olmon, i cili i kaloi topin, por nuk arriti ta driblojë, pasi pësoi atë “faull” të pazakontë.

35’ Yamal tenton me goditje dënimi në limitet e zonës, Courtois arrin ta presë me vështirësi për shkak se lojtarët i pengonin pamjen.

30’ Goool Spanja/ Ruiz shfaqet në momentin e duhur pas topit të kthyer nga Courtois dhe tund rrjetën për 1-0. (Video)

21’ Shansi i parë i madh vjen në këtë moment të lojës, me Yamal, që godet mjaft mirë nga jashtë zonës, por një devijim minimal i mohon golin.

16’ Spanja dominon lojën në çdo aspekt, mban topin dhe nuk e lë Belgjikën të avancojë thuajse në asnjë moment. Nga ana tjetër, heziton në sulm dhe duket sikur pret momentin perfekt.

1′ Nis ndeshja, luhet për gjysmëfinalen e parë. 

FORMACIONET ZYRTARE

Spanja (4-2-3-1): Simon; Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurrella; Rodri, Ruiz; Yamal, Olmo, Baena; Oyarzabal; Trajner: L. De La Fuente;

Belgjika (4-2-3-1): Courtois; De Cuyper, Mechele, Ngoy, Castagne; Raskin, Vaneken; Doku, De Bruyne, Trossard, De Ketelaere; Trajner: R. Garcia;

Top Channel