FIFA nxjerr në shitje bileta shtesë për finalen, çmimi shkon deri në…33 mijë dollarë

10/07/2026 21:22

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka nxjerrë në shitje një numër shtesë biletash për finalen e kampionatit botëror të futbollit që do të luhet në 19 korrik në MetLife Stadium në East Rutherford, në New Jersey.

Në faqen zyrtere të qeverisë së futbollit botëror në seksionin që i dedikohet shitjeve të biletave të minutës së fundit, rezultojnë të disponueshme 1178 vende në kategorinë 2 të shpërndarë në 5 sektorë te unazës së sipërme përgjatë linjave anësore me një çmim prej 7380 dollarë.

Më parë, faqja e FIFA disa here e kishte shfaqur ndeshjen finale me bileta totalisht të shitura. Por jo vetëm kaq, përveç këtyre biletave janë në dispozicion edhe 68 bileta të kategorisë 1 në reshtat e parë në unazën e poshtme me çmime që variojnë nga 19 995 dollarë në 32 970 dollarë.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit nuk dha shpjegime për arsyen se përse këto bileta ishin të disponueshme vetëm pak ditë nga finalja e madhe e Botërorit.

Top Channel