Live Spanjë-Belgjikë/ Belgët nuk dorëzohen, barazojnë me De Ketelaere dhe i shënojnë iberikëve golin e parë në këtë Botëror (Video)
‘Si ndalet Messi? Pyetje befasuese! Kemi studiuar disa skenarë, do të kërkojmë të aplikojmë atë më korrektin. Duhet të punojmë si skuadër duke kërkuar të ushtrojmë më shumë presion mbi ata që mbajnë topin te Argjentina’- Kështu u shpreh trajneri i Zvicrës, Murat Yakin në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes mes Zvicrës dhe Argjentinës në çerekfinale të Botërorit 2026.
Helvetët edhe në këtë ndeshje nuk do të kenë shërbimin e Manzambi që është i dëmtuar gjë që e konfirmoi edhe vetë Yakin.
‘Bëmë gjithçka mundëm për ta rikuperuar-tha Yakin-por për fat të keq Johan nuk do të jetë në gjendje të zbresë në fushën e lojës’
Zvicra kthehet të përballet me Argjentinën në një Kupë Bote që nga viti 2014 në Brazil. Në Sao Paulo në fushën e lojës ishte Granit Xhaka, i cili ka folur për revansh ndaj skuadrës Albiceleste.
‘Nuk kam kujtim të bukur nga ajo ndeshje-tha Granit Xhaka-ishte Botërori im i parë dhe pësuam gol në minutën e 118. Duhet të kishim shënuar ne, kështu që nesër do të kërkojmë të marrim revanshin për atë rezultat duke dhënë gjithçka në fushën e lojës’.
Ish mesfushori i Arsenalit nuk i trembet rrezikut të motit shumë të nxehtë.
‘Kur je në çerekfinale, klima nuk llogaritet-vijoi kapiteni i Zvicrës-është tashmë një privilegj që jemi në këtë fazë, nuk ka asnjë justifikim’.
Top Channel