“Më kërkoi një mjet gdhendjeje”/ Dalin detaje të reja nga hetimi për të dyshuarin për vrasjen e Charlie Kirk
Samiti i NATO-s në Ankara nxori përsëri në sipërfaqe një nga çështjet më të ndjeshme për ekuilibrat në Egje dhe Mesdheun Lindor: mundësinë që Turqia të rikthehet në programin amerikan të avionëve ushtarakë F-35.
Presidenti amerikan Donald Trump, pas takimit me homologun turk Rexhep Tayyip Erdogan, la të hapur këtë mundësi, duke thënë se Uashingtoni do ta shqyrtojë çështjen. Ai foli me tone shumë të ngrohta për presidentin turk dhe për rolin e Turqisë në NATO.
Ankaraja e interpretoi këtë si një sinjal pozitiv. Presidenti Erdogan deklaroi se pret një vendim të favorshëm dhe kritikoi kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, duke thënë se nuk duhej të kundërshtonte blerjen e avionëve F-35 nga Turqia.
Nga ana tjetër, Athina zyrtare lëviz me kujdes, por me mesazhe të qarta. Mitsotakis tha se Greqia nukmund ti imponojë dhe t’i tregojë SHBA-së kujt duhet ti shesë armë, por kujtoi se ekzistojnë pengesa ligjore për Turqinë për shkak të sistemit rus të raketave balistike S-400 që ajo zotëron . Ai theksoi gjithashtu se pilotët grekë do të nisin trajnimin në votin 2027 për avionët F-35 që Greqia do ti blejëa nga SHBA.

Ministri i Jashtëm, Giorgos Gerapetritis, në deklaratat e tij ishte edhe më i prerë. Ai deklaroi se për momentin nuk ka çështje heqjeje të kufizimeve për Turqinë, pasi çdo ndryshim kërkon vendim të ri nga Kongresi amerikan.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, e tha hapur se Greqia nuk do të ishte e kënaqur nëse Turqia merr F-35 apo motorë për avionë të gjeneratës së re. Ai i bëri thirrje Uashingtonit të pyesë veten nëse një vendim i tillë i shërben vërtet interesave amerikane.
Në sfond mbetet edhe çështja e casus belli, kërcënimi turk për luftë në rast se Greqia zgjeron ujërat territoriale në Egje. Mitsotakis e quajti këtë “anakronizëm historik” që nuk përputhet me klimën e dialogut mes dy vendeve.
Edhe pse Athina dhe Ankaraja vazhdojnë të flasin kohët e fundit për ujëra të qeta në Egje , dosja e F-35 tregon se ekuilibri mes tyre mbetet i brishtë.
Top Channel