“Më kërkoi një mjet gdhendjeje”/ Dalin detaje të reja nga hetimi për të dyshuarin për vrasjen e Charlie Kirk
Zëvendëspresidentja e Zambisë, Mutale Nalumango, ka shpëtuar pa lëndime pasi helikopteri me të cilin udhëtonte u rrëzua gjatë një turneu elektoral në verilindje të vendit.
Ngjarja ndodhi pranë qytetit Nakonde, ndërsa në bord ndodheshin tetë persona. Sipas zëvendëspresidentes, helikopteri u rrëzua vetëm një ose dy minuta pasi ishte ngritur në fluturim.
“Menjëherë pas ngritjes, një ose dy minuta më vonë, ai u rrëzua. Ishim tetë veta në bord dhe të gjithë jemi mirë”, tha Nalumango në një intervistë për televizionin online Diamond TV.
🚨 BREAKING 🚨: Republican Vice-President Mutale Nalumango and her entourage have been involved in a helicopter crash in Nakonde. The Veep is fine and has been cleared by medical personnel. #Zambia pic.twitter.com/BKaHVH6rqJ
— Choolwe Chibomba (@FirstZambian) July 9, 2026
Pas incidentit, 71-vjeçarja iu nënshtrua kontrolleve mjekësore dhe, sipas qeverisë, nuk ka pësuar lëndime. Edhe shtatë personat e tjerë që ndodheshin në helikopter dolën pa dëmtime serioze.
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë helikopterin e bardhë të përmbysur, pasi dyshohet se u përplas me një pemë menjëherë pas ngritjes.
VEEP NALUMANGO SURVIVES HELICOPTER CRASH IN NAKONDE
A helicopter believed to be part of Vice President Mutale Nalumango’s entourage has crash-landed in Nakonde District.
The Vice President is reported to be safe. She had reportedly just completed a rally in Nakonde when the… pic.twitter.com/VBBvYd1fBX
— Diamond Media (@diamondtvzambia) July 9, 2026
Aksidenti ndodh pak javë përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Zambi, të planifikuara për 13 gusht. Presidenti në largim, Hakainde Hichilema, konsiderohet gjerësisht favorit për të siguruar një mandat të dytë në krye të vendit.
Autoritetet pritet të nisin hetimet për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të helikopterit.
Top Channel