“Degradimi i sotëm i përfaqësimit partiak dhe kurimi i domosdoshëm i parlamentarizmit”, Fuga: Çështja djegëse nuk është pelikani, por…
Oaza e vogël në të cilin në mesin e specieve tjera jeton flamingo, është shndërruar në atu të demonstrimeve, dhe një përplasje e madhe interesash.
“Revolicioni i flamingos”përshkoi mediat vendore dhe ndërkombëtare duke e vendosur Shqipërinë në “Top story” mediale, derisa përpjekjet për plotësimin e kritereve për integrim në BE janë permanente dhe evidente.
Në kohën kur komisionerja për zgjerim, Marta Kos, hapë rrugë të qartë në procesin e dialogimit, në fazën e fundit të procesit të integrimit në BE, kur janë hapur të gjithë kllasterët, kur vetëm para pak kohësh krerët e shteteve të mëdha evropiane, publikisht e paraqisnin Shqipërinë si lider rajonal në këtë proces, duke e tejkaluar edhe Malin e Zi, Serbinë dhe të tjerët, në fillim të sezonit turistik u shfaqën pakënaqësitë publike për një investim të kompanisë amerikane që asnjëherë nuk e ka parë Shqipëria.
Shqetësimi i shoqërisë civile dhe ambientalistëve për ligatinën dhe manastirin e Zvërnecin edhe mund të jetë legjitim. Por ajo që është shqetësuese janë infiltrimet, si ata nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe të ato të tjerat. Dialogu i integrimit në BE e parasheh në kapitullin 27 (Ambienti dhe ndryshimet klimatike) dhe kllasteri 4 (Axhenda e Gjelbër, Dixhitalizimi dhe Lidhshmëria), prandaj të gjithë ata që janë të shqetësuar për Zvërnecin, flamingon dhe speciet tjera, do të duheshin të besojnë në procesin e integrimit në BE.
Kompleksi multifunksional që synon të përfshijë zona hotelerie, shërbime dhe hapësira rekreative, si investim i planifikuar në Zvërnec kap vlerën e 4 miliardë dollarëve,
me siguri do të duhej të ketë segmentin e ruajtjes së ekosistemit si pjesë e rëndësishme e programit turistik. E kush mund të jetë garantues më i mirë se shteti shqiptarë dhe investitorit “Zvërnec South Adriatic Development” për një bashkëjetesë të sigurt të projektit turistik dhe ekosistemit?
Një dialog në mes të organizatorëve të marshimit “Shqipëria e Re” dhe qeverisë është imperativ për një epilog të pranueshëm për të gjitha palët. Demokracia është dialog i vazhdueshëm shoqërorë, i shoqërisë civile si “watchdog” ndaj qeverisë dhe sipërmarjeve qeverisëse dhe institucione shtetërore.
Institucionalizimi i demokracisë është esencial. Ajo, demokracia, nuk mund të mbetet peng i tendencave anarkike që pretendojnë të shkaktojnë ndryshime sistemike, jashtë sistemit normativ ekzistues.
Ata që u thirrën në “Revolucion” do të duhej të kuptojnë demokracinë si sistem politik normativ i cili nxjerrë qeveri përmes procesit zgjedhorë. Shqipëria foli para një viti!
Nëse dialogu në mes atyre që pretendojnë të mbrojnë ekosistemin e Zvërnecit, apo do të dalin me ndonjë opionin të ri politik, dhe qeverisë Rama nxjerr në pah një ujdi të pranueshme, madje edhe për të shkuar në zgjedhje të reja, atëherë bëhet fjalë për një kapërcim të madh të Shqipërisë si shoqëri tashmë e pjekur, që ka tejkaluar vetveten.
Në ndërkohë investimi miliard eurosh në Zvërnec, do të duhej të filloi, si një resort turistik konkurrent me ata në Greqi, Mal të Zi dhe në vende të ngjashme në Mesdhe!
Albert Prenkaj*
Ish-ambasador i Kosovës në Itali
Top Channel