Në tribunat e MetLife Stadium të Neë York-Neë Jersey ishin edhe dy tifozë specialë të Norvegjisë për ndeshjen me Brazilin. Përkrah babait të Erling Haaland, ishin princi dhe princesha e Norvegjisë, Ingrid Alexandea dhe Sverre Magnus.
Në momentin e shënimit të golit të yllit të Manchester City, vëlla e motër u ngritën në këmbë duke festuar me shumë entuziazëm teksa përqafuan njëri-tjetrin nën vëzhgimine telekamerave
Festa e princit dhe princeshës të Norvegjisë— Imazhi i entuziazmit të Ingrid dhe Sverre bëri xhiron e botës duke kaluar sa në një profil i rrjeteve sociale në tjetrin. Në imazhe ata shihen të festojnë si dy tifozë normalë duke e lëshuar veten te gëzimi i shfrenuar për rezultatin e skuadrës së tyre. Dhe kundër çdo protokolli, princesha 22 vjeçare Ingrid, e dyta në linjën e pasuesve për fronin pas babait Haakon, pas fitores shkoi në dhomën e zhveshjes së skuadrës norvegjeze për të festuar me skuadrën kualifikimin historik në çerekfinale të Botërorit. Në atë moment, princesha përqafoi Haaland që ishte pa bluze dhe vetëm me pantallonat veshur, me videon që bëri xhiron e botës. Vëlla e motër, me shallin e kombëtares së tyre në qafë shijuan fitoren ndaj Brazilit dhe kushedi nëse ata do të mund të qëndorjnë edhe në çerekfinale ndaj Anglisë. Në fund të fundit duket se Ingrid dhe Sverre janë bërë pak fatsjellësi i skuadrës së tyre.

Kush janë princi dhe princesha e Norvegjisë— të dy biondë, Ingrit dhe Sverre janë fëmijët e princit trashëgimtar Haakon dhe princeshës bashkëshorte Mette Marit. Ingrid Alexandra, për këtë arsye është në linjën e dytë të pasuesit të fronit pas babait dhe Mbretëresha e ardhshme e Mbretërisë së Norvegjisë. Tashmë 22 vjeçare, Ingrid përpara pak kohësh ka përfunduar një periudhë 15 mujore në shërbimin ushtarak te forcat speciale të dyluftimit. Vëlla e motër kanë udhëtuar drejt SHBA për të ndjekur kombëtare në vend të babait të tyre që ka qëndruar në Norvegji për t’i qëndruar pranë bashkëshortes të tij, princeshës, Mette Marit që së fundmi iu nënshtrua një trampianti polmonar në Oslo. Ingrid Alexandra nga 2025 studion në Universitetinb e Sydney dhe për momentin është e përqendruar te arsimimi i saj, por në të ardhmen do të ketë gjithnjë e më shumë impenjime në familjen mbretërore. Sverre, 21 vjeç, prej pak kohësh është diplomuar dhe është bërë gjithnjë e më shumë aktiv në impenjimet familjare, edhe për shkak të mungesës të së motrës që është me studime në Australi
Mbretëria e Norvegjisë—Aktualisht mbret i Norvegjisë është gjyshi i dy të rinjve, Mbreti Harald V, kushëriri i shkallës së dytë i të ndjerës Mbretëresha Elisabetta II dhe pavarësisht moshës së madhe dhe ndonjë problemi me shëndetin, nuk ka ndërmend të abdikojë. Pranë tij është mbretëresha Sonja Haraldsen, e para qytetare e thjeshtë që martohet me një anëtar të familjes mbretërore. Në 1971 ata sollën në jete vajzën e parë Märtha Louise që nuk është trashëgimtare te fronit dhe vetëm në 1990 ligji ndryshoi duke lejuar edhe gratë që të bëhen Mbretëresha. Por Märtha Louise hoqi dorë nga çdo detyrë mbretërore për t’iu dedikuar projekteve personale dhe është vetëm e katërta në linjë për pasuesin e fronit pas të vëllait Haakon dhe dy fëmijëve të tij.
Top Channel