90% mundësi për rrufe! Anglinë e ndjek “mallkimi” i motit, ja vendimi dramatik që u mor në mesnatë!
David Beckham mesa duket e ka ndjekur me shumë vëmendje sfidën mes Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër në 1/16 e finaleve të Botërorit 2026 që u zhvillua pikërisht në Miami, ku anglezi është presidenti i klubit të Major League Soccer, Inter Miami.
Kampionët e SHBA kanë hedhur sytë nga Vozinha, portieri 40 vjeçar që bëri gjithçka mundi për të ndalur Lionel Messin me shokë, me gardianin fenomenal që u dorëzua vetëm në kohën shtesë.
Vozinha në fakt është pa skuadër, pasi e ka mbyllur kontratën e tij me Chaves, klub i Divizionit të Dytë në futbollit portugez. Vetë Messi tha publikisht se e vlerëson gardianin e Kepit të Gjelbër dhe Beckham nisi lëvizjet për të parë nëse ka mundësi që ta sjellë atë në Florida.
Në fakt është krijuar një konkurrencë kryesisht nga Amerika e Jugut ku flitet për dy klube braziliane që janë vënë në ndjekje të tij, ndërkohë që edhe në Evropë janë bërë lëvizjet e para për të kuptuar se ku do të transferohet një prej portierëve protagonistë të këtij Botërori
Top Channel