Sa faqe historie janë shkruar në këtë Botëror, por askush nuk flet për Thibaut Courtois
Maroku është skuadra e parë që pret “biletën” për në çerekfinalet e Botërorit, kjo pas fitores 0-3 përballë Kanadasë.
Takimi i luajtur në Houston kishte përplasje të forta mes lojtarëve, teksa organizatorët ishin ata që kërkuan më shumë.
Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për afrikano-veriorët, të cilët kaluan në avantazh me anë btë Ounahit në minutën e 50’.
Kanadezët provuan sërish për të rikthyer baraspeshën, por me anë të një kundërsulmi në minutën e 82’, ishte sërish Ounahi që finalizoi si duhet një asist të Brahim Diaz, për të “vrarë” ndeshjen.
Në fund kishte festë edhe për Rahimin, i cili shënoi edhe golin e tretë.
Kështu, Maroku shkon në çerekfinale, aty ku do të presë fituesin e sfidës Paraguai-Francë, ndërsa Kanadaja e mbyll me kokën lartë Botërorin e parë si organizator.
Rezultati:
Kanada 0-2 Marok
Ounahi 50′, 82′, Rahimi 90+8′
Ngjarjet Kryesore:
90+9′ Mbyllet sfida me fitoren e Marokut!
90+8′ Goool Maroku 0-3/ Rahimi merr një top në zonë dhe godet duke tundur rrjetën për të tretën herë. (Video)
82′ Goool Maroku 0-2/ Diaz futet në zonë dhe pason për Ounahin, i cili shënon sërish. (Video)
50′ Goool Maroku 0-1/ Hakimi pason topin nga goditja e dënimit dhe gjen Ounahin, i cili me të djathtën tund rrjetën. (Video)
46′ Nis pjesa e dytë!
45+6′ Mbyllet pjesa e parë!
10′ Oluwaseyi merr një top në zonë dhe godet, por tentativa e tij ndalet nga Bono.
1′ Nis sfida!
Formacionet Zyrtare:

Top Channel