Me bikerina vezësh në duar, protestuesit mbërrijnë në Komisariatin nr.4 dhe bllokojnë rrugën. Kërkojnë lirimin e të shoqëruarve

02/07/2026 11:44

Një pjesë e protestuesve kanë mbërritur te komisari nr.4 në Tiranë, pas shoqërimit nga policia mëngjesin e sotëm të disa prej tyre.

Teksa kanë bllokuar rrugën për qarkullimin e automjteve, qytetarët bëjnë thirrje për lirimin e protestuesve. Sakaq në duar shihen teksa mbajnë në duar bikerina vezësh.

Ndërkohë një pjesë tjetër e tubuesve vijojnë të qëndrojnë jashtë ambienteve të Kuvendit.

Top Channel