U akuzua për krime zgjedhore, shpallet e pafajshme kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi
01/07/2026 10:55
Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi është shpallur e pafajshme.
Lajmi bëhet me dije për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha.
Bufi u hetua dhe u gjykua në gjendje të lirë për veprën penale të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg si dhe konvertimin e tij në shërbim prove për 2 vjet.
Top Channel