VIDEO/ Përplasja me policinë te Kuvendi, momenti kur Goxhajt i vihen prangat, një tjetër protestues shtrihet në tokë nga policia

30/06/2026 14:34

Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë janë shoqëruar në polici pas përplasjes me policinë në ambientet e jashtme të Kuvendit.  

Në pamje shihet momenti kur Goxhajt i vihen prangat, e po ashtu kur një tjetër protestues shtrihet në tokë nga policia dhe prangoset.

Arrestimet erdhën pasi një grup protestuesish tentuan që të bllokojnë hyrjet e Kuvendit dhe kanë goditur me vezë edhe disa prej ligjvënësve që dolën pas seancës.

 

Pas disa orësh në komisariat, Goxhaj dhe disa prej të shoqëruarve janë lënë lirë.

Top Channel