VIDEO/ Aktivistja ‘ndjek’ Tërmet Peçin teksa largohet nga Kuvendi, deputeti me dy telefona në dorë ecën i pashqetësuar
30/06/2026 17:25
Aktivistja Arvina Lleshi, e cila ishte sot pjesë e protestës para Kuvendit, ka xhiruar me telefonin e saj momente të ndryshme kur deputetë dhe ministra linin institucionin dhe largoheshin mes tyre.
Në një prej këtyre videove, ajo shfaqet duke ‘ndjekur’ këmba këmbës deputetin e PS Tërmet Peçi.
“Nuk na përfaqësoni” dëgjohet ajo duke i thënë disa herë, e ndërsa ai ecën i pashqetësuar.
Peçi shihet teksa mban në dorë dy telefona, dhe ndërsa ecën kryen edhe një telefonatë, duke injoruar protestuesen.
Top Channel