Aksidenti i rëndë me një viktimë në autostradë, Kuvendi ndërpret punimet: Të marrim më shumë informacion rreth ngjarjes

30/06/2026 16:10

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku shoferi i një autobusi linje kanë humbur jetën.

Autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat, ndërsa 12 persona kanë mbetur të plagosur.

Për këtë arsye, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla kërkoi pesë minuta pushim për shkak të kësaj ngjarje.

Kuvendi e pranoi kërkesën e tij dhe punimet u ndërprenë për 5 minuta.

Top Channel