Plagosje me armë zjarri në Pogradec.

Sipas raportimeve paraprake, i plagosur në këmbë ka mbetur Brian Syzo.

Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se ky i fundit është shumë i njohur për policinë pasi ka precedentë penalë. Brian Syzo i njohur për prodhim shitje narkotikësh ndërsa është përfshirë disa herë në konflikte në Pogradec. Autori i dyshuar është shtetasi Nikolla Agolli.

I plagosuri u transportua në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore.

Pogradec / Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi Nikolla Agolli ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Top Channel