‘Nuk di gjë për Bosnjen e as nuk dua ta di’/ Shpërthejnë polemikat për komentin e një gazetarje për kundërshtarin e SHBA në Botëror
Yan Diomande do të jetë një prej protagonistëve të mëdhenj të merkatos së kësaj vere duke parë progresin e bërë prej tij në muajt e fundit. Sulmuesi 19 vjeçar spikati në sezonin e tij të parë me Leipzigun me 13 gola dhe 9 asiste në 26 ndeshje dhe shpërthimi i tij ka rritur interesin e disa klubeve të mëdhenj në Evropë.
Liverpooli i Andoni Iraolës dukej se ishte në pole position për të siguruar shërbimin e talentit nga Bregu i Fildishtë me The Reds që e konsideronin atë si pasuesin ideal të Mohamed Salah që i tha lamtumirë skuadrës angleze në fund të sezonit 2025/26. Liverpooli kishte përgatitur një ofertë prej 100 milionë eurosh për të bindur Leipzigun
Por situata ndryshoi në mënyrë drastike. Sipas asaj që publikon ‘The Athletic’, Paris Saint Germain tani është më i favorit për të blerë kartonin e 19 vjeçarit. Në rast se Diomande do të largohet nga Bundesliga, ai do të zgjedhë transferimin e tij te dy herë kampionët e Evropës sepse projekti i skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique e bind më shumë. Mundësia për të fituar tituj rregullisht dhe të pozicionohet si një prej kandidatëve për të fituar Topin e Artë duket se janë argumentat që peshojnë më shumë në preferencën e Diomande për PSG.
Nëse do të realizohet ky transferim, Luis Enrique do të ketë në dispozicion të tij sulmuesit më të mirë të krahut në futbollin evropian (Kvara, Doué dhe Dembélé).Mesa duket konkurrenca nuk e tremb talentin nga Bregu i Fildishtë që u transferua nga Leganes te Leipzig për vlerën e 20 milionë eurove.
Top Channel