SHBA priti Iranin në Botëror dhe e bombardoi po atë ditë! Koincidenca historike që po bën xhiron e botës
Aktori Kliti Roshi ka hedhur akuza të forta ndaj Robert Ndrenikës, për të cilin tha se e ka dhunuar.
Sipas tij, Ndrenika e ka hequr nga puna asokohe dhe më pas e ka dhunuar fizikisht, teksa shtoi se ka ofenduar edhe babain e tij Kadri Roshin.
“Më hoqën nga puna, dola i paaftë. Drejtori jonë i asaj kohe na ishte edhe deputet, ishte Robert Ndrenika. Ai më ka hequr nga puna, në fjalorin më rrugaç rrugësh, më të ndyrë, që të përdori një fjalor të tillë, se sa Robert Ndrenika, nuk ka. Duke sharë dhe ofenduar rëndë, babain tim dhe familjen.
I kam thënë vetëm një fjalë, çfarë ti bëj atij mandati që kenë xhep se ta tregoja unë se kush je, do të vijë një moment që nuk do ta kesh, atëhere mendohu mirë. Më ka goditur fizikisht, bashkë me dy zagarë të tjerë që erdhën si badigardë të tij për të më rrahur”, tha aktori.
Top Channel