Helmimi i dhjetëra studentëve të Akademisë së Sigurisë për të dytën herë, sekuestrohen dosjet që AKU zotëron për kompaninë SORI-Al

27/06/2026 13:02

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik të Policisë së Tiranës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin që disponon AKU për kontrollet që janë nënshtruar për subjektin privat SORI-Al.

Oficerët e policisë kanë marrë të dosjen e kontrolleve që AKU ka zhvilluar në subjektin SORI-Al që prej muajit janar.

Grupi hetimor është në pritje të analizave zyrtare për të përcaktuar shkakun e vërtetë të helmimit të 64 studentëve të cilët u dërguan në spital me shenja të dukshme helmimi.

Gazetarja e Top Channel, Rudina Muça, raporton se mund të ketë edhe urdhër ndalime për persona përgjegjës për helmimin e studentëve.

Dhjetëra studentë të Akademisë së Sigurisë u paraqitën pak ditë më parë për të dytën herë në QSUT, me të vjella dhe probleme shëndetësore.

Kujtojmë se muajin e kaluar 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan nga ushqimi, konkretisht nga makaronat me baktere mbi normë.

Top Channel