Aksion ‘blic’ në burgun e Durrësit pas një konflikti mes dy të dënuarve, sekuestrohet një ‘iPhone’

27/06/2026 13:47

Një operacioni blic është bërë në burgun e Durrësit, i vënë javët e fundit nën lupën e verifikimeve me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, kontrollet janë kryer në katin e 3-të, sektori 1, pas një konflikti verbal që një i burgosur kishte me shokun e qelisë.

Gjatë kontrollit në dhomë u gjet një telefon i-Phone i zi dhe karikuesi i tij. Dyshohet se aparati i përket të dënuarit Elton Meta, thanë burime pranë SHKB-së për Anila Hoxhën.

Top Channel