Periferia e Vlorës përfshihet nga flakët/ Erërat e forta afrojnë zjarrin pranë banesave, zjarrfikësit përballen me terren të vështirë
27/06/2026 13:29
Periferia e qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët, ku temperaturat e larta, por edhe era e fortë, bëjnë që zjarri të afrohet pranë banesave.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, zjarrfikësit ndodhen në terren për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Ata po punojnë me mjete rrethanore, pasi mjetet e tyre nuk hyjnë dot për shkak të terrenit të vështirë.
Top Channel