Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës, ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

26/06/2026 16:20

Ditën e sotme u mbajt mbledhja e radhës e qeverisë dhe një prej tyre ishte edhe miratimi i 300 kuotave për kreditë e buta për punonjësit e administratës. Miratimin e VKM-së e njoftoi ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

“Morëm vendim për administratën publike, miratuam kuotat e 300 kredive të buta me normë interesi zero. Përfitojnë Policia e Shtetit me 70 kuota, ajo e burgjeve me 20 kuota, arsimtarët me 70 kuota, mjekët me 70 kuota dhe ushtarakët po me 70 kuota. Miratuam dy ligje që vlejnë për rrugëtimin në BE.

Kemi miratuar projektligjin për emëtuesit e titujve, i përafruar me direktivat europiane. Me Ministrinë e Arsimit kemi miratuar një projekt vendim për rritjen e masave të bursave për shkollat profesionale si dhe për ushqimin në shkolla”, u shpreh Ministrja.

Top Channel