Arbitre, komentatore dhe drejtuese, Botërori po bëhet gjithnjë e më shumë i gjinisë femërore
Vozinha është historia e këtij Botërori. Portieri i Kepit të Gjelbër është një prej protagonistëve të papritur në këtë kompeticion që po mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Paraqitjet e tij të shkëlqyera ndaj Spanjës dhe Uruguajit, dy skuadra që kanë fituar titullin botëror pushtoi të gjitha mediat sportive.
E për më tepër, popullariteti i tij u rrit në mënyrë të menjëhershme teksa numri i ndjekësve të tij në Instagram u rrit me një shpejtësi të jashtëzakonshme teksa tani është në kuotën e rreth 16 milionë ndjekësve duke kaluar një emër të madh të futbollit si Manuel Neuer.
Pas paraqitjes së tij në këtë Kupë Bote, klube të ndryshëm nuk kanë ngurruar të shfaqin interesin për të pavarësisht moshës 40 vjeçare. Vozinha që deri më sot ka qenë pjesë e Chaves në Divizionin e dytë të futbollit portugez, konfirmoi largimin e tij nga klubi dhe duket se Brazili do të jetë destinacioni i tij i ri
Sipas gazetarit Jorge Nicola, portieri i Kepit të Gjelbër po bisedon me 3 klube të Serie B Braziliane. Edhe pse nuk dihet emri i as një prej këtyre klubeve, gazetari siguroi se një nga klubet është në rajonin Verilindor. Po kështu ai konfirmoi se bëhet fjalë për klube që janë në mesin e klasifikimit.
Kombëtarja e Kepit të Gjelbër e ka në duart e saj fatin për kualifikimin në 1/16 të finaleve të Botërorit që do të ishte një arritje historike për një skuadër debutuese. Skuadra afrikane nëse fiton ndaj Arabisë Saudite do të shkojë në kuotën e 5 pikëve dhe minimalisht do të arrijë vendin e dytë në Grupin H. Të shkojnë si të shkojnë gjërat, është fakt që Kepi i Gjelbër me Vozinha në krye është një nga zbulimet e këtij Botërori 2026.
Top Channel