Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të hënë
22/06/2026 07:34
Java në vendin tonë ka nisur me kthjellime dhe temperatura të larta.
Pritet të ketë vranësira të pakta përgjatë relieveve malore gjatë pasdites, por kryesisht do të mbizotërojë moti i kthjellët.
Këtë mëngjes temperaturat u regjistruan 21 gradë, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë në 33 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi deri në 12 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Top Channel