Trump mohon investimet amerikane në Iran: SHBA nuk do të japë para për Teheranin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë samitit të G7 në Evian, pasi një moment i pazakontë me çiftin presidencial francez është bërë viral në media dhe rrjete sociale.
Takimi me presidentin francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij Brigitte Macron nisi normalisht me shtrëngime duarsh mes dy liderëve, por situata ndryshoi kur Trump përshëndeti Brigitte Macron.
Sipas pamjeve të publikuara, Trump i dha asaj një përshëndetje të zakonshme në faqe dhe më pas i mbajti dorën për rreth 13 sekonda, ndërsa vazhdonte bisedën me çiftin presidencial. Ky moment është cilësuar nga mediat ndërkombëtare si i sikletshëm dhe ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet.
Trump does his weird handshake tug of war with Brigitte Macron pic.twitter.com/b4LZpg2sly
— Aaron Rupar (@atrupar) June 15, 2026
Ky nuk është rasti i parë kur sjellja e Trump gjatë përshëndetjeve zyrtare me liderë botërorë tërheq vëmendje. Ai ka pasur edhe më parë episode të ngjashme me shtrëngime duarsh të zgjatura, përfshirë disa takime të mëparshme me Macron që janë bërë virale.
Në sfond të këtij momenti, mediat kanë rikujtuar edhe deklarata të mëparshme të Trump lidhur me çiftin Macron, të cilat kanë shkaktuar reagime në Francë. Presidenti francez më herët i ka cilësuar disa komente si “jo në nivelin e duhur diplomatik”.
Pamjet nga Eviani kanë rikthyer gjithashtu në vëmendje diskutimet mbi gjestet dhe protokollin diplomatik në takimet ndërkombëtare, veçanërisht kur bëhet fjalë për samite të nivelit të lartë si G7.
Top Channel