Live/ “Çohuni nga kafja”, dita e 17-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Bashkohuni me ne

16/06/2026 22:10

Po mbahet në kryeqytet dita e 17-të e protestës jopartiake.

Qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, si çdo ditë tjetër, për të vazhduar më pas me marshimin përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku të rinjtë po mbajnë fjalimet.

“Një qeveri që nuk mbështet interesat tuaja, është armiku juaj. Nuk mund të krijojmë arrogancën, sikur ky vend i përket një padroni”, u shpreh artisti Robert Aliaj gjatë fjalës së tij.

“Po të jetë nevoja do flemë te shkallët deri në dorëheqje”, u shpreh një student i Gazetarisë.

Sot u njoftua edhe ndryshimi i orës së grumbullimit. Duke nisur që nga nesër protesta do të nisë në orën 19:00.

Po ashtu, nismëtari Alben Kola ka njoftuar se sot nuk do të mbajë askush fjalime, përveç të rinjve.

“Protesta do të vijojë paqësore. Nuk jemi kundër partive, por kryetarëve të tyre”, u shpreh Kola.

Top Channel