Aksident në aksin Rrëshen-Reps/ U përplas nga makina teksa kaloi autostradën, 46-vjeçari humb jetën gjatë transportimit drejt spitalit

15/06/2026 10:50

Një aksident me pasojë vdekje është shënuar në aksin rrugor Rrëshen–Reps.

Një shtetas nga Kosova sapo ka zbritur nga autobusi ka tentuar të kalojë nga ana tjetër e autostradës, duke u përplasur nga një automjet.

Shtetasi që ka mbetur i plagosur, Kujtim Aliu humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Rreth orës 08:45, në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gëziq, automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R. ka përplasur shtetasin K. A., rreth 46 vjeç, këmbësor. 

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. A., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.   

Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

 

Top Channel