Sot zhvillohet protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00.
Qytetarët kanë nisur fillimisht grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Shumë qytetarë kanë marrë mikrofonin, duke mbajtur fjalime.
Ditën e sotme pritet një numër më i madh protestuesish, pasi është thirrur për herë të dytë protestë kombëtare.

Protestuesit ngjiten mbi piramidën, që ndodhet pranë Kryeministrisë
Si zakonisht, pas qëndrimit para Kryeministrisë, protestuesit pritet të marshojnë nëpër rrugët e qytetit, siç kanë bërë edhe ditët e kaluara.
Protesta e 14-të vijon zhvillimet e saj, teksa dhjetëra qytetarë kanë marrë mikrofonin për të mbajtur fjalën e tyre në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë. Një nënë foli për djalin që kishte humbur, teksa kërkoi largimin e gjithë atyre që “sundojnë” politikën shqiptare. Një zotëri i verbër mori gjithashtu fjalën, duke nënvizuar problemet e mëdha dhe mungesën e mbështetjes nga ana e shtetit për personat me aftësi të kufizuara.
Florina Cani, mamaja e Martinit, 14-vjeçarit që humbi jetën pas një suli me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, është e pranishme në protestë, ku mbajti edhe një fjalim në podiumin e improvizuar para kryeministrisë.
Këtë herë protestuesit kanë bërë një gjest ndryshe, duke vendosur këpucë përpara Kryeministrisë, sipas tyre simbol i çdo personi të larguar nga Shqipëria. Në fjalën e saj aktivistja, Luçiana Kokaj, përveçse për Rrjollin, foli edhe për instalacionin me këpucët e të larguarve jashtë vendit.
Në protestën që po zhvillohet prej dy javësh në Tiranë, një grup i drejtuar nga Pëllumb Pilinçi është shfaqur në shesh me pajisje zanore dhe duke shpërndarë flamuj shqiptarë dhe amerikanë.
Top Channel