Brazili në duart e Carlo Ancelottit për titullin e 6-të, e nis me Marokun pa Neymar

13/06/2026 13:46

Brazili e vendos veten në duart e Carlo Ancelottit në tentativën për të fituar një botëror, 24 vjet pas herës së fundit. Italiani që është trajneri më i paguar në botë dhe që sapo ka rinovuar kontratën deri në 2030 e ndjen presionin por publikisht ai tenton që t’i hedhe ujë zjarrit.

‘Për mua është një eksperiencë krejtësisht e re dhe sidomos është një nder të përfaqësoj vendin e futbollit-tha Ancelotti-dua ta përjetoj me alegri dhe lumturi’

Por 5 herë kampione e botës do të nisë këtë edicion të Kupës së Botës me një ndeshje që nuk është aspak e lehtë, pasi përballë do të ketë Marokun e Hakimit dhe Brahim Diaz.

‘Frika është e rëndësishme në jetë, sepse nëse takon një luan, por ty të duket si maçok, nuk ke gjë në vijë-vijoi Ancelotti duke iu dhënë një paralajmërim futbollistëve të tij. Për më tepër kujtojmë se Maroku në Botërorin e Katarit arriti deri në gjysmëfinale, fazë që Brazili nuk e arrin që nga 2014 dhe që ishte një katastrofë pasi është e pamundur të harrohet humbja shkatërrimtare 7-1 ndaj Gjermanisë. Për më tepër ajo ndeshje ishte një traumë edhe për Neymar që e humbi për shkak dëmtimi. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në sfidën me marokenët me sulmuesin që synon të kthehet sa më shpejt në dispozicion të skuadrës.

Dhe teksa është në pritje të Neymar, Ancelotti do të bazohet te skema 4-2-4, një skemë shumë pak mbrojtëse me Raphinha dhe Cunha që do të jenë në krahë. Është kjo skemë që do të vërë në provë ekuilibrin e një skuadre që do të ketë vetëm Casemiro dhe Bruno Guimares në mesin e fushës. Në sulm ka hapësira për Vinicius jr përpara Lucas Paqueta. Për t’u nënvizuar është edhe prania e Danilos dhe Alex Sandros në mbrojtje.

 

Top Channel