VIDEO/ Kylian Mbappe premton një festim të ri goli në Botëror, ka të bëjë me…flautin

13/06/2026 14:14

Nëse Kylian Mbappe do të shënojë në ndeshjen hapëse të Francës në Botëror me Senegalin e programuar të luhet në 16 qershor, sulmuesi do të mund të na habisë të gjithë pasi do të ketë një mënyrë ndryshe të të festuarit nga ajo që kemi parë zakonisht duke kryqëzuar krahët.

Këtë radhë sulmuesi i skuadrës nënkampione e botës nëse do të shënojë do të festojë duke imituar rënien e flautit, instrumenti muzikor që prindërit ia kishin këshilluar kur ishte fëmijë

Vetë Mbappe e ka bërë një premtim të tillë moderatorit James Corden në një puntatë të programit ‘Makina e Karokes’ të regjistruar përpara disa javësh

Rrjeti televiziv Fox Sports publikoi një fragment të programit, pikërisht momentin kur gjatë bisedës, Corden i jep Mbappe një flaut duke i kërkuar t’i bjerë pak. ‘E kam humbur aftësinë’-tha Mbappe me tone shakaje i vetëdijshëm se notat e para nuk ishin perfekte, por më pas gjithçka u përmirësua dhe në atë moment Corden i sugjeroi festimin e ri. ‘Do ta bëj për ty’-i tha Mbappe; tani mbetet për t’u parë nëse do ta mbajë premtimin.

Top Channel