Tri javë pas incidentit, Athina notë proteste Ukrainës për dronin detar me eksploziv
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabovë të Përmetit, ku dy persona kanë ndeshur me bombën e vjetër dhe kanë ngelur të gjymtuar.
Ngjarja ka ndodhur para pak në fshatin Grabovë të Përmetit, ku Ervis Bregu, së bashku me një person tjetër, dyshohet se kanë rënë në kontakt me bombën e vjetër.
Për pasojë, njëri prej tyre, Ervis Bregu, është gjymtuar dhe është transportuar fillimisht me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës në gjendje të rëndë, e tashmë me helikopter drejt Tiranës.
Ndërsa personi tjetër është dëmtuar në pjesën e poshtme të dorës.
“Rreth orës 13:00, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përmetit shtetasit E. B., 38 vjeç, dhe M. K., 53 vjeç, të dy banues në Përmet.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ata janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të mbetur nga periudha të mëparshme (dyshohet bombë e vjetër), gjatë kryerjes së punimeve në murin e një banese të vjetër në fshatin Grabovë, Përmet.
Të dëmtuarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Top Channel