Një tjetër aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor Shupenzë-Ura e Topojanit, në vendin e quajtur Boçevë, ku një makinë furgon është përplasur me një makinë tjetër dhe për pasojë janë plagosur dy persona.

Siç shihet edhe në foto, njëra nga makinat ka ngelur e varur në pemë.

Aksidenti fillimisht është pikasur nga drejtuesit e tjerë, të cilët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë, ku kjo e fundit ka nisur hetimet.

Njëri nga të plagosurit është nisur në Spitalin e Traumës, ndërsa tjetri në spitalin e Bulqizës.

Top Channel