Trump kërkon marrëveshje me Iranin, Presidenti amerikan i jep fjalën Libanit: As ne dhe as Izraeli nuk do dërgojmë më trupa në Bejrut

01/06/2026 20:06

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se përleshjet në Liban kanë përfunduar dhe asnjë trupë amerikane nuk do të dërgohet në kryeqytet.

“Pata një telefonatë shumë produktive me kryeministrin izraelit Bibi Netanyahu: asnjë trupë nuk do të dërgohet në Bejrut dhe çdo trupë që ishte në rrugë është tërhequr tashmë,” shkruan Trump në platformën e tij, Truth.

Ai shton se përmes përfaqësuesve të nivelit të lartë ka zhvilluar gjithashtu një bisedë me Hezbollahun, të cilët kanë rënë dakord që të gjitha sulmet të ndalen: “Izraeli nuk do t’i sulmojë ata dhe ata nuk do ta sulmojnë Izraelin,” thekson presidenti amerikan.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm drejt stabilizimit të situatës në Liban dhe përpjekjeve për të shmangur një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit.

Top Channel